Nga Shqipëria / E Martë 9 Korrik 2019, 16:04

Rikthehet në TV Klan moderatorja e njohur, zbulohet spektakli që do prezantojë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Anjeza Maja do të rikthehet në TV Klan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me postimin e fundit në Instagram ku zbulon edhe spektaklin që do drejtojë.

Anjeza do prezantojë Maratonën e Këngës, një spektakël që zhvillohet prej vitesh në TV Klan. 

"Bashkë prap tek “Maratona 2019”, nisim këtë të shtunë në Rtv Klan", shkruan moderatorja krah fotos.

Së fundmi Anjeza u shfaq në programin “E zgjidha”, i cili transmetohet në “ERTV”.