Nga Shqipëria / E Enjte 25 Korrik 2019, 23:11

Tayna i pret flokët shkurt fare, reperja nuk e njeh më veten me pamjen e re

Tayna njihet si një ndër reperet që bën më së shumti ndryshime në pamje. E kemi parë me pothuajse çdo ngjyrë flokësh, por së fundmi për një periudhë të gjatë kohe, Tayna vendosi të qëndronte me flokë ngjyrë kafe.

Ditën e sotme reperja ka vendosur të ndryshojë ngjyrën dhe modelin. Në postimin e fundit në Instastory, Tayna është shfaqur bjonde dhe me flokët e prera shkurt.

Ndryshimi që ka bërë e bën të duket si tjetër njeri, aq sa edhe ajo vetë ka shkruar: "Pamje e re, kush është kjo?".