Nga Shqipëria / E Martë 3 Shtator 2019, 19:07

Aty ku shkojnë të pasurit, Tayna nis pushimet në vendin e veçantë

Reperja e njohur Tayna këtë verë ka bërë namin me hite muzikore të njëpasnjëshme dhe koncerte të vazhdueshme. Këngët e fundit "Caliente", "Pasite" dhe "Bye Bye" kanë bërë që ky vit të jetë i paharrueshëm për reperen.

Tayna ka punuar shumë për të arritur suksesin dhe ditën e sotme ka bërë të ditur që ka filluar pushimin e merituar.

Reperja ka ndarë një foto në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet shumë tërheqëse me rrobabanje që i tregojnë format perfekte trupore. Ajo ka zgjedhur si destinacion për të pushuar The Hamptons, që njihet si vend tipik veror për banorët e pasur të New Yorkut.