Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Tetor 2019, 17:05

10 dedikimet më të bukura që VIP-at kanë bërë për partnerët në përvjetorin e martesës

Kur dashuria është e vërtetë, vitet që ikin, shërbejnë për ta bërë akoma më të fortë. Këtë e kanë demostruar dhe VIP-at tanë, të cilët janë martuar me njeriun e ëndrrave të tyre. Shumë nga personazhet e njohur, në përvjetorin e martesës zgjedhin ta urojnë partnerin/partneren publikisht me fjalët më të bukura të një dashurie të vërtetë. Ne të ‘Xing.al’ kemi listuar 10 ndër VIP-at që këtë vit kanë festuar 1/2/3 vjetorin e martesës së bashku me dedikimet që ato iu kanë kushtuar partnerit:

1) Elita Rudi dhe Gjiko: Në 1 vjetorin e martesës Elita Rudi i bëri Gjikos dedikimin më të ndjerë: ‘Ditën që s’kam për ta harruar, 1 vit më parë, më e lumtur se kurrë. Jetën gati me ty për ta kaluar dorë për dore, të thashë ‘Po’ me krejt zemrën, vallëzuam, atë natë s’kemi për ta harruar. Je ëndrra që vazhdoj ta jetoj.1 vit iku, përgjithmonë.”

2) Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj: Në 2 vjetorin e martesës, Bes Kallaku e uroi publikisht të shoqen, Xhensila Myrtezaj me fjalët e zgjedhura: "Gëzuar përvjetorin e dytë. Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës."

3) Andrra dhe Sinan Hoxha: Në 4 vjetorin e martesës Andrra i  bëri dedikimin më të veçantë Sinanit: "Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri".

4) Granit Xhaka dhe Leonita: Në përvjetorin e katërt, Granit Xhaka, zgjodhi të shkruante fjalët më të sinqerta dhe më të ndjera për të shoqen, Leonitën: "Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4! Te Dua Zemra Jem."

5) Vesa Luma dhe Big Basta: Në 4 vjetorin e martesës, Vesa Luma, publikoi disa foto nga dasma në profilin e saj të Instagramit dhe i dedikoi të shoqit, Big Bastës, fjalë shumë të ëmbla të një dashurie të vërtetë që ka ditur t’ia dalë mbanë përtej sfidave: "Gëzuar përvjetorin. Deri sot e deshmuam qe asgje ne kete bote sna ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat... Sepse cdo gje eshte e mundur kur Do me gjithe zemer. Krenare per cdo gje qe ndertuam, e me se shumti per frytin e kesaj dashurie Liani. Te dua shume my forever 24."

6) Të njëjtin veprim si Vesa, e bëri dhe Big Basta, i cili po ashtu e uroi të shoqen publikisht me fjalë shumë të ëmbla:  “Kaq shumë vite bashkë dhe kaq shumë kujtime dhe momente të bukura bashkë. Një bekim me emrin Lian dhe një dashuri që rritet çdo ditë e më shumë. Është shumë e thjeshtë të postosh një status në Instagram por nuk e shpreh dot çka vërtet ndjej. Besimi, respekti por mbi të gjitha krenaria që më bëni të ndjej nuk ka asnjë të krahasuar. Gëzuar përvjetorin e vetmja për mua Vesa Luma! Edhe 100 jetë të tjera bashkë!”

7) Lyrical Son dhe Gresa: Në 5 vjetorin e martesës, Lyrical Son i dedikoi të shoqes fjalët e bukura të dashurisë: “Urime 5 vite martesë zemër. Ishallah do zoti jemi me shëndet e gjithmonë bashkë. Të dua."

8) Valer Kolnikaj dhe Madalena: Në 8 vjetorin e martesës, Valer Kolnikaj i dedikoi bashkëshortes, Madalena, fjalët më të bukura: "Gëzuar përvjetorin më e bukura e botës, 8 vite dhe të dua njësoj si me shikimin e parë Mandalena. Përgjithmonë bashkë".

9) Julian Deda dhe e shoqja: Në 14 vjetorin e martesës, Julian Dedi zgjodhi t’i bënte të shoqes urimin më epik që mund të këmi lexuar: 'Zemer, tani qe kemi 14 vite martese dhe jam rritur a mund te dal me shoket te rri deri vone? Te dua shume.' 

10) Labinot Gashi dhe e shoqja: Në përvjetorin e martesës, Labinot Gashi, zgjodhi ta uronte të shoqen duke publikuar një foto ku bashkë me to ishte dhe vogëlushja Rroa: “Zemër sot ne festojmë edhe përvjetorin e martesës sonë. Këtë vit përvjetorin e kemi edhe me të bukur me Rroan tonë. E përzgjodha këtë foto që simbolizon dhuratën më t’çmuar që m’ke fal tash e 9 muaj. Ju dua pa fund”.