
Gjatë janarit, jeni kënaqur me dashuriçka falë rrugëtimit të Marsit në shtëpinë tuaj të pestë të romancës. Marsi do të largohet nga sektori juaj i dashurisë më 16 shkurt, por mund t’i shijoni përfitimet e tij edhe për dy javë. Për fatin tuaj të mirë, Afërdita do të shkojë te Dashi nga 7 shkurti deri më 4 mars dhe do të gjallërojë jetën tuaj dashurore. Shën Valentini do të jetë një ditë e mrekullueshme.
Marsi dhe Afërdita do të bashkojnë forcat për ju nga 7-16 shkurti dhe prej tyre, do t’i keni punët shumë mirë në sferën romantike. Ditët më romantike të muajit përfshijnë 14 shkurtin. Brenda katër ditësh nga 8 shkurti, do të kulminojë diçka me rëndësi në lidhjen tuaj.
Më 8 shkurt, Marsi do të takojë hënën në sektorin e dashurisë së vërtetë. Parashikohet një moment vërtet magjik dhe nëse jeni beqarë, do të takoni dikë të paharrueshëm.
Nëse jeni të lidhur, mund të merrni vesh se jeni shtatzënë ose mund të planifikoni diçka surprizuese për fëmijët që keni. Do të krijoni një rreth të ngrohtë dashurie.
Gjithashtu, do të përfundoni një projekt me natyrë krijuese dhe do të lëvdoheni. 8 shkurti do të jetë një ditë me rëndësi për ju. Mund të merrni lajme të mira në karrierë ose në lidhje me shëndetin.
Do të keni detyra të shumta në punë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të muajit. Planetet e grumbulluar në Bricjap sinjalizojnë çështje financiare në punë. Mund t’ju ngarkojnë buxhete ose alokim fondesh.
Ose, mund të jeni fokusuar në tema me natyrë historike. Mund të jeni duke mbikqyrur një shitje prone, një ankand, një gërrmim arkeologjik ose mund të jeni duke shkruajtur një skenar a roman historik.
Hëna e re e 23 shkurtit do ju shtojë zero në llogarinë bankare me ndihmën e projekteve të reja. Të ardhurat e reja mund të burojnë nga puna juaj e përhershme apo nga një punë dytësore që sapo keni nisur.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 16 shkurti deri më 9 mars, prandaj çfarë duhet të firmosni, firmoseni tani. Tregohuni të kujdesshëm me detajet javët e ardhshme, pasi Mërkuri ju bën të nxitoheni dhe të pendoheni.
Gjatë shkurtit do të keni mundësi të shpalosni kreativitetin pasi Jupiteri dhe Neptuni do të punojnë bashkë. Duke shpalosur talentin, do të fitoni edhe më shumë të ardhura. Ditët më fatlume në këtë aspekt janë 20 shkurti, 27 korriku dhe 12 tetori.
21 shkurti do të jetë një ditë fantastike për karrierën tuaj.
Arritët t’i mblidhnit planetet në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë. Keni fatin e jashtëzakonshëm të gjeni njeriun e duhur. Nëse e keni gjetur tashmë dashurinë e vërtetë, këtë muaj do ta shijoni në maksimum.
Gjysmën e parë të shkurtit, nëse keni në plan të shpërnguleni, rinovoni ose riparoni, nisjani punës sa më shpejt. Mërkuri, planeti juaj sundues, do të kalojë në prapavijë nga 16 shkurti deri më 9 mars, prandaj përpiquni t’i mbyllni të gjitha para kësaj date.
Hëna e plotë e 8 shkurtit ju gjen me dëshirën për privatësi dhe relaksim. Kaloni pak kohë me fmailjen, fëmijët, prindërit ose të afërm të tjerë. Kujdesuni për shëndetin rreth 8 shkurtit pasi jeni të predispozuar t’ju zërë gripi ose të ftoheni.
16 shkurti deri 30 marsi është periudha perfekte për t’u fokusuar te jeta romantike.
Nëse jeni të lidhur prej kohësh, ka ardhur momenti të fejoheni. Meritat i takojnë hënës së re romantike të 23 shkurtit. Do të jetë një nga ditët më të ëmbla të vitit. Valentini për ju do të vijë një javë me vonesë, por do t’ia vlejë.
Nëse jeni të martuar ose në një lidhje të konsoliduar, do të keni kohë për njëri-tjetrin. Përpiquni të organizoni një udhëtim vetëm për ju. Do të jeni në humor të mirë, të shkujdesur gjatë 16-23 shkurtit, që është ideale për udhëtime.
Nëse jeni fokusuar tjetërkund, kjo hënë e re do t’ju shërbejë për të formuar partneritete të reja në biznes.