
Rezarta Shkurta i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të fansave në Instagram dhe shumë prej tyre kanë qenë kuriozë për historinë e saj të dashurisë me Ermal Hoxhën. Rezarta tregoi se ata janë njohur pas një incidenti me makinë.
"Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse", është përgjigjur Rezarta.
Më tej ajo është shprehur: "Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu".