Sport / E Shtunë 3 Tetor 2020, 21:09

18 vjeçari shqiptar, Henry Agolli nënshkruan për Leganes në Spanjë

Mbrojtësi i kombëtares U-19 është zyrtarisht futbollist i ekipit Spanjoll. I lindur në SHBA djaloshi nga Peshkopia ka nisur karrierën në Europë pas kalimit të tij nga ekipi i ligës Amerikane New York FC në ligën Spanjolle.

Në një postim të tij në rrjetet sociale ai shprehet:

Një moment emocionues për mua dhe një ëndërr e realizuar, jam shumë e ngazëllyer që zyrtarisht nënshkrova për @cdleganes Ky është një kapitull i ri në jetën time !! Unë dua t'i them faleminderit familjes time që ka qenë gjithmonë pranë meje dhe dua të them faleminderit që gjithnjë ka mbështetur ëndrrat e mia... Skuadër e re, qëllime të reja... Krenar të them se kam një shtëpi të re (Spnaja) Koha për tu vënë në punë dhe për të bërë të gjithë krenar në shtëpi (SHBA) gjithashtu dua të falënderoj shumë  @superiorsquadinternational @peterkhalife @ safrout10 @ morris.pagniello