
Si sot një vit më parë, në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit “I Love Tropoja”, me plot 5000 të ftuar. Filmi, me regji të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait, ka thyer rekord në shitje biletash dhe shikueshmëri.
“I love Tropoja” është pritur shumë mirë nga publiku dhe sot Ermali ka publikuar një video nga premiera. Ai ka falenderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur dhe që kanë kontribuar për këtë projekt.
"Mirënjohës atyre që më thanë JO sepse falë tyre unë shkova përtej...
Një vit nga arritja e një suksesi të rëndësishëm në jetën time. Filmi "I Love Tropoja" i cili theu çdo rekord në rezultat. Ky është manifestim i asaj që unë e kam vizualizuar më parë në mendje dhe e kam besuar në shpirt.
Kur dëshira e zjarrtë, besimi, përkushtimi bëhen bashkë suksesi është i garantuar. Në rrugëtim do kemi persona që do na thonë "Ti nuk ja del mbanë, Ti nuk mundesh". MOS I BESO!
Janë duke treguar limitet e tyre dhe jo potencialin tënd.
Ti! Po po, ti! Ti mundesh dhe je këtu për të bërë gjëra të mëdha. Prandaj vazhdo dhe shkëlqe pavarësisht sfidave. Ato të bëjnë ty më të fortë
Për këtë sukses jam mirënjohës Amarda Toska për gjithë suportin që më jep. Mirënjohës secilit aktor dhe artist që ka dhënë kontribut që ky film të jetë i jashtëzakonshëm. Jam mirënjohës për secilin prej jush, për të gjitha duartrokitjet dhe vlerësimet tuaja.
Shihemi në Suksesin e Radhës...
Ermali", ka shkruar ai.
Po ashtu, Ermali ka publikuar një video me prapaskenat komike të filmit. Në video ai shihet pranë Xhodës, Bruno Shllakut, Mariana Kondit dhe Arjola Demirit. 'Djalin e kam në Angli, Londër', dëgjohet të thotë Mariana, duke i bërë të gjithë për të qeshur.
Kujtojmë që të gjithë ata që nuk e kanë parë akoma, ose ata që duan ta rishikojnë sërish, e gjejnë te filmshqip.al. "I love Tropoja" vjen me një kast aktorësh shumë të dashur për publikun dhe me një histori të veçantë, ndërthurur plot me humor e batuta.