
Futbolli është sporti më i dashur në glob, por gjërat marrin vlerë të veçantë kur në fushë nuk është një skuadër çfarëdo, por kombëtarja e vendit tënd. E jona na ka dhënë shumë zhgënjime ndër vite, por edhe shumë momente të jashtëzakonshme krenarie. Padiskutim, kualifikimi në Europianin e fundit ishte një nga këto raste.
Falenderojmë çdo lojtar që ka dhënë kontributin e tij që nga fillimi i historisë së kombëtares tonë e deri më sot, por si gjithmonë vëmendja mbetet tek golat dhe si rrjedhim kemi veçuar ato që në kujtesën tonë janë disa nga golat më të bukur të kombëtares. Sigurisht ka edhe shumë gola të tjerë, por në pamundësi për të gjetur pamjet e regjistruara të tyre, i kemi lënë jashtë listës. Nëse juve ju kujtohen gola të tjerë të bukur ndër vite, ju lutemi na shkruani në komente në mënyrë që të bëjmë dhe një përmbledhje tjetër të golave më të bukur ndër vite.
Erjon Bogdani / Shqipëri - Qipro (3-1)
Alban Meha / Shqipëri - Malta (2-0)
Bekim Balaj / Portugali - Shqipëri (0-1)
Hamdi Salihi / Norvegji - Shqipëri (0-1)
Igli Tare / Germany - Shqipëri (4-3)
Genc Tomorri / Germany - Shqipëri (2-1)
Bedri Omuri / Poloni - Shqipëri (2-2)
Mëposhtë do të gjeni dhe listën e golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares:










