
Aktori Burak Ozçivit i njohur si "Kemal" nga seriali "Dashuri e pafund" nuk i ka punët fort mirë. Pas martesës me aktoren Fahriye Evçen, për çiftin kanë nisur hallet.
Dyshja po kërkojnë për një grua që t'i mirëmbajë shtëpinë e re që kanë blerë, por çifti nuk kanë besim tek askush.
Ata kanë frikë se ajo mund të zbulojë informacione në publik nga jeta e tyre private. Burak dhe Fahriye kanë intervistuar 15 kandidate por asnjëra prej tyre nuk i është dukur e besueshme.
Aktorët ende nuk e kanë zgjidhur këtë problem i cili duket vërtet madhor, pasi dihet tashmë që VIP-at nuk parapëlqejnë që informacionet e tyre sekrete të bëhen publike.