
Në pamje të parë Kienya, K'Lienya dhe Kolieya Booker duken si trinjake pothuajse identike, por në të vërtet ekziston një dallim i vogël mes tre vajzave.
Kienya, nga Nova Scotia, është nëna e 18 vjeçares K'Lienya dhe 16 vjeçares Kolieya.
Ajo është 40-vjeçe dhe ka edhe një djalë katërvjeçar Obie, përveç dy vajzave,dhe i ka habitur të gjithë me pamjen e saj prej një 20 vjeçareje.
Nga fotografitë e ndryshme të tre vajzave, njerëzit po përpiqen të gjejnë se cila prej grave është 40-vjeçarja Kienya.
Shumë nga ndjekësit e Kienya kanë komentuar për pamjen e saj kaq të re dhe shumë herë ata hutohen për të gjetur se cila është nëna, kur ajo poston foto me vajzat e saj.
Ajo gjithashtu shton: "Shumë njerëz nuk e besojnë se unë jam nëna e vajzave dhe shpesh më thonë: 'Nuk ka mundësi ti nuk je nëna por motra e tyre' ose ata sajojnë dhe histori të tipit 'Ajo ndoshta i ka rritur motrat si vajza e saj' .
Sipas 40-vjeçares janë të shumtë ata që e kanë akuzuar atë, se pretendon se është mamaja thjeshtë për të fituar famë.