
Fansat e serialit të njohur Harry Potter mund mos të jenë magjistarë dhe të kenë fuqi të mbinatyrshme por ata duhet të jenë të kënaqur të paktën, pasi si pas shkencëtareve ata janë njerëz më të mirë se sa personat të cilët nuk e kanë ndjekur ose lexuar librin e famshëm.
Një zbulim i fundit ka treguar se fëmijët që lexojnë Harry Potter janë më pak paragjykues.
Hulumtimi, i titulluar “Magjia më e madhe e Harry Potter: Zvogëlimi i paragjykimeve”, zhvilloi tri studime për të provuar nëse kontakti i zgjeruar përmes leximit të librave më të shitur përmirëson qëndrimet ndaj grupeve të stigmatizuara emigrantët, homoseksualëve dhe refugjatëve.
Ata zbuluan se personat që e lexonin këtë libër nuk ishin paragjykues ndaj këtyre grupeve pasi ata e identifikonin veten me figurën e Harry Potter dhe ishin kundër personazheve negative si Voldemort.