Nga Bota / E Martë 21 Nëntor 2017, 15:03

E shkuara dramatike: Paraardhësi i princ Harry-t ka ekzekutuar stërgjyshin e Meghan Markle!

Edhe pse lidhja e tyre ka qenë shumë e diskutuar pas daljes së lajmeve se midis Princ Harryt dhe të dashurës së tij aktores Meghan Markel  ekziston një lidhje gjaku, ata ende vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre.

Por së fundmi disa të dhëna mjaft tronditëse  për familjen  janë publikuar në mediat e huaja. Sipas tyre paraardhësi i princit Harry, mbreti Henri VIII, i cili sundoi Britaninë në vitet 1509-1547, ka urdhëruar ekzekutimin e stërgjyshit të largët të Meghan, lordit Hussey, Baroni I i Sleaford.

Lord Hussey ka qenë një lajmëtar diplomatik i mbretit Henri në kohën kur ai ka sunduar si dhe i fejuari i vajzës së tij, princeshës Meri. Edhe pse ai ka shërbyer për mbretërinë, u shpall tradhtar për arsye që ende nuk dihen dhe për këtë arsye Henri VIII e ka ekzekutuar duke i  prerë kokë.

Edhe pse e shkuara e dy familjeve nuk ka qenë dhe aq e mirë, familja mbretërore e Princit dhe ajo e Meghanit kanë bërë paqe mes tyre, duke i lejuar dy të dashuruarit të jetojnë historinë e tyre të dashurisë të qetë.   .