Nga Bota / E Diel 26 Nëntor 2017, 10:10

Jo vetëm aktore, 'Axhali ‘ dikur ka qenë edhe Miss, ja si dukej ajo

Të gjithë ndjekësit e serialit të huaj ‘Si ta quaj këtë dashuri’ e kanë vënë re vajzën e bukur që luan rolin  e ‘Axhalit’ dhe me shumë siguri personazhi i saj është  një nga më të preferuarit jo vetëm për popullin indian por edhe për shqiptarët.

Por  Daljeet Kaur nuk është vetëm aktore, ajo dikur ka qenë edhe një Miss. Në vitin 2004 ajo është kurorëzuar “Miss Prune” si dhe ka marrë pjesë në shumë kompeticione të tjera bukurie si “Miss Navy, Miss Mumbai, dhe Miss Maharashtra”.

Pas garave të bukurisë Daljeet ju përkushtua aktrimit me të cilin merret edhe sot duke u bërë një nga aktoret më të kërkuara në Indi, gjithashtu ajo është beqare pasi i dha fund martesës së saj para 2 vitesh,martesë nga e cila ajo ka një djalë të vogël me të cilin kalon pjesën më të madhe të kohës.