
Shfaqjet e talenteve janë vende ideale për të gjithë njerëzit që me të vërtetë meritojnë të kenë një shans për të shkëlqyer.
E tillë është edhe Lorelai Mosnegutu e cila këtë shans e meritoi më shumë se të gjithë.
Pas lindjes së Lorelai, nëna e saj e braktisi kur pa se vajza nuk kishte krahë. Pastaj, kur një punonjës social dëgjoi për rastin e saj, ajo ishte aq e prekur saqë vendosi ta adoptoi. Lorelai nuk fliste deri në moshën 3 vjeçare. Siç mund ta imagjinoni, rritja në mënyrë të ndryshme nga të tjerët ka qenë shumë e vështirë për vajzën, e cila me shumë vështirësi filloi të ndihej më rehat me veten e saj dhe të mësonte se si të bënte çdo gjë duke përdorur këmbët e saj.
Tani ajo ngrihet, përdor një kompjuter portativ dhe madje luan piano me gishtat e saj të këmbës. Kur Lorelai fitoi fazën e parë të ‘Romania Got Talentit’ ,e gjithë salla u ngrit në këmbë dhe po admironin talentin e pabesueshëm të vajzës së vogël. Të gjithë njerëzit, përfshirë dhe jurinë, mbuluan gojën e tyre, duke u treguar të habitur për talentin e saj.
Videoja e saj e prezantimit ka arritur pothuajse 3 milion shpërndarje dhe me dhjetëra klikime anë e mban globit.
Ajo nuk u vlerësua vetëm për zërin dhe aftësive të saja për ti rënë pianos por edhe për vullnetin e pafundmë që Lorelai ka, duke u kthyer kështu në një shembull për shumë perona të cilët vuajnë nga të njëjtat problem.