
Babai i një djali me sindromin Down ka shpërndarë një video emocionuese në Facebook ku fletë për anët pozitive e të pasurit një fëmijë me këtë sindrom.
Sipas tij ai ishte në një dyqan kur dëgjoi një djalë të pyeste babanë e tij: "Çfarë është sindroma Down?", Në të cilën babai u përgjigj se ishte "një sëmundje".
Babai kanadez ka rrëfyer keqardhjen e tij të thellë pas largimit nga dyqani pasi dëgjoi këtë bisedë dhe nuk mundi të mbronte djalin e tij dhe personat e tjerë me këtë sindrom.
"Unë nuk mendoj se babai i tij po përpiqej të tregohesh i keq, mendoj se ai po përpiqej të gjente gjënë e duhur për të thënë por tha se sidroma Down ishte një sëmundje. Ishte një sëmundje për të cilën nuk dihej asgjë. " tha babai i djalit.
Kjo video e filmuar në makinë ka bërë xhiron e botës për faktin se ky baba mendonte se e kishte humbur mundësinë për ti shpjeguar atij burri se si "Sindroma e Down-it është fjalë për fjalë një nga gjërat më të bukura që ka ndodhur ndonjëherë në jetën time" është shprehur ai.
Duke folur përpara kamerës, ai shpjegon realitetin e të pasurit një djalë me sindromën Down.
”Është qejf. Është një gjë e shkëlqyer. Është e mrekullueshme. Është qesharake. Është një gjë e mirë. Është dashuri” është shprehur ai.
Më pas ka vazhduar duke treguar arsyen se përse "Nuk është një sëmundje jo, as një paaftësi, thjeshtë sepse ti lexon më avash ose nuk vrapon dot me shpejtësi nuk do të thotë se ti je një person i paaftë për mua." Ai vazhdon të thotë: “Ne jemi njerëz që mësojm nga jeta dhe më pas i mësojm të tjerët për jetën, dhe një njëri i mirë edukuar nuk ka asgjë më shumë sesa djali im me sidromën down për ti mësuar dikujt diçka .Ai mbase mund ti mësoj gjëra të ndryshme nga djali im, por asgjë më shumë sesa mund ti mësojë dhe ai”