Nga Bota / E Hënë 27 Nëntor 2017, 15:03

U vdiq fëmija i vetëm, bekohen sërish me fëmijë në moshë 55 vjeçare

Një çift në Rimini të Italisë janë bërë prindër të një fëmije në moshën 55 vjeçare menjëherë pas humbjes së djalit të tyre të vetëm i cili ndërroi jetë nga një sëmundje në zemër.

Djali i quajtur Zak ishte 16 vjeç kur vdiq, pasi bëri një zhytje me bombol oksigjeni nga e cila nuk doli më nga uji. Edhe pse tentativat për ta sjellë në jetë ishin të shumta ai nuk mundi të mbijetonte.

Disa kohë pas kësaj tragjedie babi i djalit i cili quhet Rino, i kërkon bashkëshortes së tij Marinës  që të bëjnë sërish një fëmijë, por ajo mendonte se një gjë e tillë ishte e pamundur duke pasur parasysh moshën e tyre.

Pas shumë diskutimesh ata vendosën që më në fund të tentojnë për një fëmijë të dytë. Marina filloj që të kryente një kurë hormonale e cila bëhet për gratë në moshë madhore, deri sa në mars të vitit 2017 ajo mbetet shtatzëne me një fëmijë.

Dëshira e tyre më e madhe u bë realitet pas 8 -të muajsh ku lindi dhe djali i tyre të cilin e quajtën Brando Michael, ai gëzon shëndet të plotë dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje zemre si vëllai i tij.