
Disa produkte personale është mirë që ju mos ti ndali me partnerin tuaj dhe kjo për faktin sepse përdorimi i tyre mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme tek ju.
Ja disa produkte që ndalohen rreptësishtë
Sapuni
Është një mjet vetë-pastrimi, apo jo ?! Pas çdo përdorimi, sapuni mbulohet nga organizmat të cilat dalin nga lëkura, duke filluar nga mikrobet e padëmshme tek patogjenët e rëndë që njerëzit mund të mbajnë pa u sëmurë. Edhe nëse është antibakterial sapuni në vetvete nuk është një vrasës efektiv i baktereve si alkooli.
Sipas ekspertëve ju nuk duhet ta ndani atë më partnerin tuaj në qoftë se nuk doni që të keni probleme me lëkurën tuaj.
Peshqirët
Peshqirët janë një terren ushqyes për mikrobet, veçanërisht kur ata qëndrojnë në një ambient të lagur. Peshqirët e ndotur mund të transmetojnë infeksione në lëkurë, baktere që shkaktojnë puçrra fytyre dhe madje edhe infeksion në sy. Peshqirët gjithashtu mund të transmetojnë të njëjtat baktere CA-MRSA të rrezikshme që mund të jetojnë në to. Përveç mbajtjes së peshqirëve tuaj personal, ekspertët sugjerojnë që t'i lani pasi i keni përdorur katër herë dhe gjithmonë t'i lini ato të thahen plotësisht.
Prefësja e thonjve
Edhe nëse duket sikur të dy keni thonj të pastër dhe të shëndetshëm, përdorimi i prefëses së njëjtë ende paraqet rrezik sepse përdoren aty ku lythat dhe kërpudhat fshihen më tepër tek thonjtë, këmbët dhe thembra. Përdorimi i njëjtë i prefëses mund të çojë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të HPV që shkaktojnë lythat. Ju mund të fshini prefësen me alkool pas çdo përdorimi, por ju sugjerojmë që më mirë të mbani prefësen tuaj personale.
Kremrat
Maskat dhe kremrat e fytyrës janë gjëra shumë personale të kujdesit të lëkurës. Duke e vendosur gishtin në to vazhdimisht, mundësitë janë të mëdha se jeni duke shpërndarë baktere, e veçanërisht nëse produktin e ndani edhe me një shoqe. Këto baktere mund të shpijnë në infeksione, ekzemë, rritim të lëkurës. Me qëllim që t’i shmangni problemet e lëkurës, mos i ndani produktet e bukurisë me askënd!
Deodoranti
Ndarja e deodorantit tuaj është një nga gjërat që më shumë ndalohet pasi ai ka kontakt të menjëhershme me një zonë tepër delikate siç janë sqetullat tuaja. Disa deodorant punojnë duke vrarë bakteret që shkaktojnë erë, kështu përbërësit antibakterial sigurojnë mbrojtje shtesë. Por shumë deodorant, veçanërisht ato organike, thjesht maskojnë erën me aromë, prandaj është e lehtë që mikrobet të merren në mënyrë më të shpejtë.
Furça e dhëmbëve
Edhe nëse e pastroni furçën e dhëmbëve pas përdorimit të saj, bakteret mbeten ende në të. Nëse ju e përdorni atë në gojën tuaj përsëri nuk ka ndonjë gjë, por kujdes ju nuk duhet ta ndani furçën tuaj me një person tjetër sepse ajo mund të transmetojë patogjene të reja të cilat mund të shkaktoji sëmundje të ndryshme të gojës. Gjithashtu sëmundjet e gjakut mund të transmetohen me një furçë dhëmbësh nëse dy individët kanë higjienë të dobët dentare dhe furça shkakton gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve.