
Lajmi se Prince Harry dhe Meghan Markel shpallën fejesën tyre dhe se madje ata do të organizojnë një dasmë në vitin 2018 bëri xhiron e botës. Por edhe pse tashmë Meghan do jetë pjesë e pallatit mbretëror ajo duhet që të heq dorë nga disa gjëra që bënte dikur e madje edhe nga profesioni i saj për t’ju përshtatur rregullave të familjes mbretërore.
Sipas disa burimeve është bërë e ditur që Prince Harry dhe e fejuara e tij nuk dëshiroin një dasmë madhështore si e Kate dhe William. Madje ata nuk do të martohen në kishë dhe kjo për faktin se aktorja është martuar një herë në kishë me ish bashkëshortin e saj.
Gjithashtu është bërë e ditur që Meghan duhet të mos shkruaj më në blogun e saj TheTing.com. Një nga vendimet më të vështira të saja ka qenë edhe heqja dorë nga profesioni si aktore e madje dhe nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.