
Mbrëmjen e djeshme në Miss USA ju dha dhe çmimi ‘Spirit of Usa’ 22-vjeçares Mikayla Holmgren, e cila është një vajzë me sindromën Down. Pjesëmarrja e saj u quajt si një pjesëmarrje historike pasi ajo ishte vajza e parë me këtë sindrom që mori pjesë në një kompeticion bukurie.
Ajo përfaqësoi shtetin e Minessota-s dhe u pritë shumë mirë nga audienca, e cila shpërtheu në duartrokitje dhe brohoriste në mbështetje të saj.
"Isha shumë e tronditur, dhe e mbushur plotë me lot. Unë kalova nga konkurset e bukurisë me nevoja speciale në një nga organizimet më të madhe në botë. Është një çmenduri" është shprehur Mikayla.
22-vjeçarja është një balerinë dhe nëpërmjet pjesëmarrjeve në konkurse të ndryshme ajo do ti tregoj botës se çfarë është në të vërtet Sindroma Down.
‘Dua të tregoj personalitetin tim. Dua të tregoj se si është jeta ime, të jem e lumtur dhe e gjallë . Unë dua ti tregoj gjithë botës si është në të vërtet të jesh me Sindromën Down, " ishte shprehur vajza kur kishte bërë procesin e aplikimit.
Mikayla Holmgren said she was so shocked she cried when she won two awards at Miss Minnesota yesterday. She also made history as the first woman with Down Syndrome to compete in a @MissUSA state pageant ð???https://t.co/dBqh8BP2FE pic.twitter.com/rdxXHmTzgF
— Brianna Sacks (@bri_sacks) November 27, 2017
Mikayla është një vajzë e re e talentuar dhe e veçantë, është pikërisht ajo çka ne kërkojmë në këto konkurse ", tha Denise Wallace, bashkëdrejtuese ekzekutive e Miss Minnesota USA.
Pjesëmarrja e Holmgren në këtë konkurs tashmë është kthyer në një frymëzim për të gjitha vajzat të cilat vuajnë nga e njëjta sindrom.