
Me më shumë se 800 milionë përdorues mujorë, Instagram është qartë një nga aplikacionet më të përdorura në fushën e mediave sociale. Para pak orësh, aplikacioni publikoi statistikat e saj gjatë këtij viti, duke zbuluar postimet më të pëlqyera, filtrat kryesorë, hashtaget më të përdorura të këtij viti.
Ajo që mësuam është se yjet tanë të preferuar parapëlqejnë të përdorin Instan më shumë sesa aplikacionet e tjera. Kendall Jenner nuk është vetëm modelja më e paguar në botë, por ajo gjithashtu kryeson listën e modeleve më të ndjekura të vitit 2017 me 83.7 milionë ndjekës, pasuar nga Gigi Hadid.
Por Selena Gomez ende mbretëron si ylli më i ndjekur në të gjitha industritë me 130 milionë ndjekës. Pas saj vjen Ariana Grande (115 milionë + ndjekës), Cristiano Ronaldo (116 milionë + ndjekës), Beyonce (108 milionë + ndjekës) dhe Kim Kardashian West (104 milionë ndjekës +), ndërsa Taylor Swift mbeti prapa (gjithashtu 104 milionë + ndjekës).
Por nëse flasin për fotot më të pëlqyera të këtij viti duhet të themi se Selena Gomez ka pesë prej fotove më të pëlqyera të këtij viti por ajo prapë nuk renditet e para.
Shikoni listën e shtatë fotove më të pëlqyera të këtij viti me shumë siguri njërën prej tyre e keni pëlqyer edhe ju.
Në vendin e 7 kemi foton e Selena Gomez ku ajo shfaqet me ish-in e saj The Weeknd të kapur për dore, në daljen e tyre të parë si çift. Kjo foto numëron 7 milion like.
Në vendin e 6 kemi përsëri këngëtaren Selena Gomez dhe The Weeknd ,dhe fotoja numëron 8,1 milion like.
Në vendin e 5 kemi foton e Cristiano Ronaldos dhe dy binjakëve të tij e cila numëron rreth 8.2 milion like.
Në vendin e 4 renditet Diva e muzikës Beyonce e cila shfaqet në foto me dy binjakët e saj të ardhur në jetë pak muaj më parë. Fotoja numëron 10.2 milion like.
Në vendin e 3 renditet përsëri Selena Gomenz dhe fotoja e saj nga spitali ku ajo kreu transplantin e veshkës. Kjo foto numëron 10.3 milion like.
Në vendin e dytë është fotoja e Cristiano Ronaldos dhe të dashurës së tij pas lindjes së fëmijës së 4. Fotoja numëron 11 milion like.
Dhe në vendin e parë padyshim është përsëri ajo mbretëresha e muzikës Beyonce dhe fotoja e saj e shtatzënisë e cila ka qenë shumë e përfolur .Kjo foto numëron 11.1 milion like.