Nga Bota / E Enjte 30 Nëntor 2017, 12:12

Jay Z thyen heshtjen, pranon tradhëtinë ndaj Beyonces

Pas shumë spekulimeve dhe dy albumeve shokues  që ushqenin masivisht thashethemet se Jay Z ka tradhëtuar bashkëshorten e tij Beyonce, më në fund reperi i njohur duket se ka pranuar se kjo gjë është mese e vërtetë. 

Jay Z ka folur për New York Times, dhe ka treguar se ndihej shumë keq për plagët që i kishte shkaktuar Beyonces dhe se si terapia me anë të një psikologu ka ndihmuar që lidhja e tyre të mbijetojë.

Ndër të tjera reperi ka rrëfyer se ata e kishin treguar këtë ndodhi edhe në këngët e tyre, Beyonce në albumin Lemonade dhe Jay në  albumin 4:44, i cili erdhi një vit pas rekordit që shënoji shitja e albumit të këngëtares.

Sipas tij tashmë martesa e tyre po shkon më mirë dhe kjo fal terapive të shumta që ata kanë kryer. Beyonce dhe Jay janë prindër të një vajze dhe dy binjakëve që erdhën në jetë këtë vit.

Burimi: Mirror.uk