Nga Bota / E Enjte 30 Nëntor 2017, 19:07

Zbulohet sozia e 'Behlulit' aktorit turk, një ngjashmëri e pabesueshme

Ai është një nga aktorët më të kërkuar momentalisht në Turqi, aq sa fama e tij ka arritur deri në perëndim dhe të shumtë janë ata që e cilësojnë si Brad Pitti Turqisë, bëhet fjalë për aktorin e njohur Kivanc Tatlitug i cili  me rolet e tij të shumta ka arritur të vjedh zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Përveç talentit të tij artistik ‘Belhuli’ përflitet edhe për fizikun e tij mjaft joshës, i cili ka arritur të bëjë për vete me mjera femra.

Së fundmi përflitet që një model amerikanë ka një ngjashmëri të paparë me aktorin turk. Këtë e kanë bërë të ditura mediat e huaja të cila kanë postuar disa foto të djaloshit me origjinë amerikane që quhet Austin Lyle dhe që është një blogger, ngjashmëria që ai ka me Kivancin është për tu habitur dhe në qoftë se i vendos pranë njëri-tjetrit duken si binjak dhe është vështirë për ti dalluar.