
Për të gjithë ata që kanë ndjekur serialin indian “Sarasvatiçandra” me siguri që e njohin bukuroshen brune që luante rolin e ‘Kumud’, e cila gjatë këtij seriali shfaqësh e veshur me një veshje tradicionale indiane, dhe të shumtë janë ata që janë kurioz të din se si mund të duket Jennifer Winget me një veshje pak më moderne.
Së fundmi ajo ka pozuar për një kompani kozmetike indiane, dhe mund të themi se bukuroshja 32-vjeçare ndryshon jashtëzakonisht shumë nga vajza që ne jemi mësuar të shikojmë.
Me një look shumë sexy e veshur me geta rrjetë dhe një peliçe ngjyrë leopardi, Jeniffer i ka mahnitur të gjithë me pamjen e re.
Aktorja pas përfundimit të një prej serialeve më të ndjekur në Indi ‘Beyhadh’ së fundmi ka filluar xhirimet për një tjetër serial i cili do të hidhet së shpejti në treg.
Burimi: Xing.al