Nga Bota / E Shtunë 2 Dhjetor 2017, 17:05

Agjenti i CIA-s bënë një deklaratë shokuese: 'Unë kam vrarë Bob Marley'

Një oficer 79-vjeçar i CIA-s, Bill Oxley, ka bërë disa rrëfime mahnitëse  duke pretenduar se ka kryer 17 vrasje për qeverinë amerikane midis 1974 dhe 1985, duke përfshirë këtu edhe ikonën muzikore Bob Marley.

Z. Oxley, i cili ka punuar për CIA për 29 vjet si një operative me nivelet më të larta të sigurisë, thotë se ai shpesh përdoresh si një vrasës nga organizata, për të vrarë individë që mund të përfaqësonin një kërcënim për qëllimet e agjencisë.
 
Pretendimet  e 79-vjeçarit se ai ka kryer disa  vrasje mes marsit 1974 dhe gushtit 1985 thotë se shumica e viktimave të tyre ishin aktivistë politikë, gazetarë dhe udhëheqës të sindikatave, por gjithashtu rrëfen për vrasjen e disa shkencëtarëve, studiuesve mjekësorë, artistëve dhe muzikantëve, idetë dhe ndikimet e të cilëve "përbënin një kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara".

Ai pretendon se nuk pati  asnjë problem kur kreu  vrasjen e Bob Marley, sepse siç shprehet:  "isha patriot, besoja tek CIA dhe nuk e vura në dyshim motivimin e agjencisë. Unë e kam kuptuar gjithmonë se ndonjëherë duhet të bëhen sakrifica për të mirën e popullit.”

Por zoti Oxley rrëfen se Bob Marley mbetet unik në mesin e viktimave të tij, pasi ai ishte viktima e vetme që ai  ndjeu diçka kur e vrau.

"Të tjerët ishin të parëndësishëm por  Bob Marley ishte Bob Marley. Unë nuk isha ndonjë fans i zjarrtë i hipit por duhet ta pranoja se muzika e tij ishte shumë e rëndësishme për brezin tonë. Ajo kishte pak fuqi mbi mua. " u shprehë ai.

Sipas tij Marley ishte një njeri i mirë, një shpirt i bukur me dhurata të thella artistike dhe  nuk e meritonte që jeta e tij të përfundonte aq herët. Por, sipas zotit Oxley, ai përbënte një  rrezik për objektivat e CIA-s dhe kërcënonte ekzistencën e Shteteve të Bashkuara

"Ai po arrinte të krijonte një revolucion duke përdorur muzikën si një mjet më të fuqishëm sesa plumbat dhe bombat. Bob Marley në vitin 1976 ishte një kërcënim shumë serioz për ta. Sa i përket agjencisë, Marley ishte shumë i suksesshëm, shumë i njohur, shumë ndikues ... Një Rastaman Jamaican i cili filloi të përdorte fondet dhe famën e tij për të mbështetur  të gjithë ata që ishin në konflikt të drejtpërdrejtë me CIA-n ... Për të qenë i sinqertë ai nënshkroi urdhrin e tij të vdekjes. " tregoi më tej Oxley.

Dy ditë pasi Bob Marley u qëllua në krahun e majtë nga një prej tre personave të armatosur që u përplasën me këngëtarin dhe disa nga ekuipazhi i tij në shtëpinë e tij në Kingston, dhe pas një ndalese të shkurtër në spital, ai udhëtoi në kodrat mbrojtëse të Maleve të Kaltërta dhe kaloi kohë në pikën më të lartë në Xhamajka, duke u përgatitur për një koncert të ardhshëm. Sipas z. Oxley, ai përdori kredencialet e shtypit për të hyrë si Bob Marley. Ai u prezantua si një fotograf i famshëm që punonte për ‘New York Times’ dhe i dha Bob Marleyt një dhuratë.

“I dhashë atij një palë atlete ‘All Stars’, me një gozhdë 10 centimetërshe. Kur ai u përpoq të fuste këmbën drejt në atlete, bërtiti me të madhe. Kjo ishte. Jeta e tij kishte mbaruar atje dhe pasi gozhda në këpucë ishte e ndotur me viruse dhe baktere të kancerit.” tregonte më tej agjenti sekret i CIA-s.

Dhe kështu Bob Marley vdiq nga kanceri në maj të vitit 1981, kur ishte vetëm 36 vjeç, dhe sipas oficerit të CIA së shkak për këtë ishte organizata ndërkombëtare.