Nga Bota / E Martë 5 Dhjetor 2017, 15:03

Kompania italiane ofron 1600 euro për këdo që pranon të punoj në këto pozicione

Nëse jeni në kërkim të një pune jashtë vendit  dhe ankoheni vazhdimisht se në vendin tuaj papunësia është e madhe hidhini një sy këtij artikulli që fletë për një kompani italiane e cila ofron shumë vende të lira pune por nuk po gjen punëtorë që të kenë dëshirë të punojnë në këtë sektor.

‘Antonio Carrarro’ është një ndërmarrje publike e cila ka njoftuar se kërkon rreth 70 punonjësit, për pozicionet si inxhinierë mekanikë projektues, punëtorë për punë 3 mekanike në zdrukthtari, në kontrollin e cilësisë së produktit etj. Kjo kompani edhe se është e specializuar në ndërtimin e traktorëve po bënë pothuajse 6 muaj që nuk po arrin të gjej punëtorë për këto vende.

Sipas ‘La Repubblica’ kjo është një nga kompanitë më të mëdha të Venetos dhe sipas përgjegjëses së marrëdhënieve me jashtë, Liliana Carraro, minimum i rrogës që mund të merret në këtë kompani është 1590 euro.

“Kemi bërë investime teknologjike të nivelit të lartë që kanë kushtuar 10 milionë euro. Po ndjekim një model fabrike digjitale ku gjithçka është e lidhur dhe nuk nevojiten më punëtorë për zinxhirin e montimit sikurse ka qenë dikur por nevojiten punonjës që janë në gjendje të përdorin dhe të menaxhojnë këtë proces. Tekniku nuk ka nevojë më të bëjë pis duart sepse nuk është në shërbim të makinerisë por është makineria në shërbim të tij” është shprehur ajo.

Sipas tyre një nga shkaktarët e vendeve vakante është edhe perceptimi i keq që të rinjtë italianë kanë për punët në këto kompani të metalit mekanik.