Nga Bota / E Martë 5 Dhjetor 2017, 19:07

Video/ 20 vjeçari rrëmben kushërirën e tij pasi ajo kishte refuzuar të martohej me të

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Turqi ku një vajzë 20 vjeçare është rrëmbyer me forcë nga kushëriri i saj i cili pretendon se do të martohet me të.

Vajza quhet Zelal Topcul dhe sipas disa dëshmitarëve në momentin e rrëmbimit  ka qenë nën pranin e shoqes së saj , kur disa persona kanë ardhur dhe e kanë marr duke e  futur me forcë në një automjet.

Siç është bërë e ditur edhe nga autoritetet është identifikuar autori i ngjarjes i cili rezulton të jetë kushëriri i saj Dervi Topcul,  i cili para disa kohësh kishte kërkuar që të martohesh me kushërirën e tij, gjë që familja e vajzës e ka refuzuar pasi babi i Zelalit dhe Dervishit janë çuna xhaxhallarësh dhe martesa e tyre është e pamundur.

Në këtë moment djali kishte vendosur që mënyra e vetme për tu martuar me kushërirën e tij ishte rrëmbimi.

Në një televizion lokal babi i vajzës është shprehur se kushërinjtë e tij kishin shkuar për vizitë tek ai sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe sipas tij e kishin mohuar që të kishin gisht në këtë ngjarje.

Për fat të mirë kjo ngjarje ka pasur një fund të bukur pasi Zelali është gjendur, ndërsa autorët janë arrestuar.