Nga Bota / E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 19:07

Ja çfarë trillojnë azilkërkuesit në Suedi për të mashtruar shtetin, por jo më

Numri i azilkërkuesve në vendet e Europës Perëndimore është rritur shumë vitet e fundit dhe një nga teknikat më të përdorura nga ata për të gënjyer autoritetet është mashtrimi me anë të moshës dhe gjetjen e arsyeve të tilla si dhuna, gjakmarrja etj, për të siguruar që mos i dëbojnë nga vendet përkatëse.

Së fundmi në Suedi është ndërmarr një kontroll i ri tek 7858 azilkërkues të cilët pretendojnë se janë nën moshën 18 vjeçare dhe kjo për arsyen se minorenët kanë më shumë shans që mos ti kthejnë në vendin e tyre të origjinës.

Duke pasur parasysh që këta persona nuk zotërojnë mjete identifikimi autoritetet suedeze kanë bërë një kontroll me rreze X dhe skanime tek 8 mijë persona ku kanë dal në përfundim se 6628 persona janë mbi moshën 18 vjeçare dhe vetëm 112 prej tyre dyshohet të jenë nën moshën 18 vjeçare.

Në shumë raste në Suedi fëmijët nuk kthehen në vendlindjen e tyre nëse dikush nuk mund të kujdeset për ta. Ndërsa mendohet se personat e tjerë të cilët kishin gënjyer për moshën do të kthehen të gjithë në shtetet e origjinës.

Burimi: Top Channel