
Ai edhe pse tashmë është një aktorë i njohur në Turqi fillimet e para i ka pasur në telenovelën e famshme ‘Dashuri e Ndaluar’ ku dhe u bë shumë i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për djalin që luante rolin e ‘Bylent’, i cili në atë kohë ishte në moshë shumë të vogël. Më pas aktori u shfaqë edhe në telenovelën ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ ku këtu luante rolin e një adoleshenti.
Por edhe pse të gjithë e mbajmë mend të vogël, Butuhan Karacakaya, ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe të themi të drejtën as nuk njihet në fotot e fundit të publikuara.
Tashmë është i rritur me një trup të palestruar dhe një look prej një djali të rrituri, 21 vjeçari i ka çmendur të gjitha vajzat e Turqisë dhe jo vetëm.
Rolin e tij të fundit, Butuhan e kishte tek seriali ‘Ertugrul’ dhe së shpejti pritet të dali edhe në seriale të tjera pasi tashmë ai është kthyer në një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.