
Një fëmijë sirenë ka ardhur në jetë ditën e djeshme në Indi. Ishte fëmija i dytë sirenë që lindur dhe jetojë për vetëm 4 orë, pasi më pas ndërroi jetë në spital.
Kjo foshnje vuante nga sindroma sirenomelia që ka të bëjë me të gjithë ata që kanë tipare të ngjashme me sirenat e detit. Fëmijës nuk ju vu një emër dhe as nuk i dallohesh gjinia për shkak të strukturës së trupit. Bebi kishte legen të gjerë dhe këmbë të mbledhura.
Nëna e foshnjës ishte një vajzë 23 vjeçare, Muskura Bibi, e cila në mungesë të lekëve nuk kishte kryer asnjë kontroll gjatë shtatzënisë, ky është edhe shkaku se përse ajo e mori vesh gjendjen e fëmijës vetëm në momentin e lindjes.
Burimi:JOQ.al