Nga Bota / E Martë 12 Dhjetor 2017, 14:02

Nxirrni shamitë: Reagimi i 'Melek' nga seriali 'Nënë' kur merr çmimin do t'ju përlotë

Një nga serialet që ka mbërthyer pas ekranit publikun shqiptar është serial ‘Nënë’ i cili transmetohet në televizionin Klan. Ai ka qenë një nga serialet më të shitur në shumë vende të botës dhe sigurisht një produksion hit në Turqi.

Kjo telenovelë ka në fokus jetën e vështirë të një vajze të vogël të quajtur ‘Melek’ e cila keqtrajtohet vazhdimisht nga nëna e saj biologjike dhe gjen ngushëllim dhe mbështetje tek mësuesja e saj Zeynep, e cila e ndihmon atë dhe e marr të jetojë me të dhe kështu ajo kthehet në një nënë të vërtet për vogëlushen.

Para pak ditësh është bërë edhe një ceremoni për ndarjen e çmimeve në Turqi, ku protagonistja kryesore Cansu Dere fitojë çmimin si aktorja më e mirë e serialit ‘Nënën’, por vendimi i saj i habiti të gjithë.

Ajo zgjodhi që këtë çmim t’ia japi të voglës Beren Bokyildiz e njohur si ‘Melek’. Dhe pikërisht në këtë moment vogëlushja përqafon shumë fort ‘Zeynep’ dhe qe ky përqafim që u bë viral në internet dhe emocionojë miliona ndjekës anë e mbanë botës.