Nga Bota / E Enjte 14 Dhjetor 2017, 15:03

Shihni çfarë ylli qenka djali i ‘Rubit’ që po çmend të gjitha vajzat

Një nga telenovela e famshme që ka mbajtur të mbërthyer para ekranit  shumë shqiptar ka qenë telenovela meksikane e viteve 2000 ‘Rubi’ me aktoren super joshëse Barbara Mori, e cila mori famë pikërisht nga ky serial.

Dhe siç thotë shprehja popullore ‘dardha nën dardhën bie’ sot pas kaq shumë vitesh është djali i aktores ai i cili po i çmend të gjithë vajzat me pamjen e tij. Ai quhet Sergio Mayer Mori dhe duket se gjithë bukurin e ka marr nga e ëma.

Edhe  pse vetëm 19 vjeç, ai është baba i një vajze të vogël dhe është bërë i njohur si këngëtar dhe model.

Tiparet e mamasë së tij janë ato që bien menjëherë në sy teksa shikon Sergion .

Burimi: Gazeta Express.