Nga Bota / E Premte 22 Dhjetor 2017, 16:04

Skandali: Shoferi i ambulancës që vret pacientët për përqindje nga agjencia funerale

Një shofer ambulance është arrestuar nga policia siciliane pasi akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 3 pacientëve me qëllim për të përfituar para nga funeral i tyre.

Shoferi 42 vjeçar vazhdimisht u injektonte ajër pacientëve në vena kur i transportonte për në spital duke shkaktuar kështu vdekjen e tyre.

Sipas mediave ai pasi bënte këtë veprim i sugjeronte familjarëve të të vdekurve një agjenci funeralesh ku ai merrte si shpërblim 300 euro për çdo person që çonte atje.

Ky arrestim i shoferit të ashtuquajturës  ‘ambulanca e vdekjes’  erdhi menjëherë pas disa informacioneve të  një ish pjesëtari të mafies siciliane.

Autori akuzohet për vrasje me dashje dhe mendohet se kjo skemë ka funksionuar që nga viti 2012, dhe thuhet se po hetohen afërsisht 50 raste vdekjesh, ndërkohe që 12 prej tyre konsiderohen se kanë lidhje me skandalin.