Këshilla / E Diel 24 Dhjetor 2017, 15:03

Këta janë disa nga shkaktarët që sjellin plakjen e parakohshme tek Shqiptarët

Procesi i plakjes është një gjë e pashmangshme pasi secili prej nesh do ti duhet që të përballet një ditë me të. Por shumica prej nesh bëjmë shumë gabime të cilat na çojnë që të përballemi me plakjen më herët na sa e kemi menduar. Janë të shumta rastet kur personat të një moshe të caktuar ngjanë më të mëdhenj në moshë se sa janë në të vërtet kjo vjen për shkak të disa zakoneve të përditshme të cilat të gjithë i bëjmë gabim dhe nuk ju kushtojmë shumë vëmendje.

Gjumi

Faktori i parë është gjumi i parregullt i cili shkakton plakje të parakohshme. Gjumi është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë pasi ai jo vetëm që e mbanë mendjen tonë të shëndosh por ndihmon që trupi jonë të rimarrë energji pas një dite të lodhshme. Pas lodhjes, streseve marrja e gjumit në oraret e duhura ndihmon që lëkura juaj të jetë më e freskët. Ju duhet të mundoheni të bëni të paktën tetë orë gjumë në ditë pasi në rastin e kundërt mungesa e tij e dëmton lëkurën, sjellë qeliza më pak të shëndetshme dhe si rezultat ju do të plakeni më shpejt.

Mungesa e konsumimit të frutave dhe perimeve

Shkaktari i dytë është mungesa e frutave dhe perimeve në dietën tuaj ushqimore. Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramësh me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupeve të organizuara nga Agroweb.org. Por konsumimi i tyre është mjaft i mirë pasi parandalon dëmtimin  e lëkurës dhe rrudhjen e  saj. Perimet dhe frutat janë të pasura me antioksidant dhe vitamina të cilat luftojnë dëmtimet dhe i mbajnë qelizat e lëkurës më të shëndetshme.

Konsumimi i sheqernave dhe brumërave

Brumërat dhe sheqernat janë një faktorë tjetër që ndikon që lëkura juaj të plaket para kohe. Edhe pse brumërat dhe ëmbëlsirat janë një pjesë e rëndësishme në vaktin e gjithsecilit rekomandohet që ushqime të tilla si buka e bardhë byrekët akulloret ëmbëlsirat të ndalohen pasi ato  rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak gjithashtu shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.

Duhani

Duhanpirja gjithashtu shkakton plakje shumë të shpejt. Ju duhet të dini se mushkëritë nuk janë i vetmi organ që shkatërrohet nga konsumimi i duhanit. Në një studim të realizuar studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve  ku njëri prej tyre ishte përdorues i cigares për rreh 5 vjetësh, u vu re ndryshimi i madh në pamjen e të dyve ku personi që konsumonte duhan kishte rrathë poshtë syve dhe më shumë rrudha në fytyrë sesa vëllai binjak që nuk pinte duhan. Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.

Alkooli

Alkooli është një faktorë tjetër që ndikon në plakje pasi sipas studiuesve alkooli ul nivelet antioksiduesve në lëkurën tuaj. Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat. Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.