
Një ngjarje e çuditshme i ka ndodhur një vajze nga Anglia, e cila pasi shkoi në Egjipt u dënua nga gjykata egjiptiane me 3 vite burg dhe kjo për shkak të disa qetësuesve.
Laura Plummer, një 33 vjeçare u kap nga policia e Egjiptit me 290 tableta Tramadol, të cilat mesa duket në Egjipt janë të ndaluara me ligj. Ajo i kishte blerë ilaçet në Britani, ku dhe shiten në farmaci dhe rekomandohen nga mjekët për eliminimin e dhimbjeve të ndryshme.
Sipas burimeve thuhej se vajza i kishte marrë këto ilaçe për të dashurin e saj egjiptian që quhet Omar Caboo, i cili kishte dhimbje me mesin.
Ndërkohë ajo është dënuar me 3 vjet burgim, ose do ti duhet të paguajë një shumë prej 4205$
“Nuk është e drejtë. Vajza e ka bërë thjesht nga padituria. Unë u shqetësova kur ajo më shkoi në komisariat, imagjino ta le në qeli, në mes të kriminelëve.” tha e ëma