Nga Bota / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 12:12

Kylie Jenner nuk fshihet dot më, fotot e fundit tregojnë qartë që ajo është shtatzënë

Kylie Jenner është një personazh mjaft i përfolur në mediat e huaja dhe muajt e fundit ajo ka qenë kryeqendra e lajmeve për shkak të një shtatzënie të përfolur të cilën ylli i ‘Keep up with the Kardashians’ e ka mohuar plotësisht. Para disa muajsh në mediat qarkulluan  disa foto ku shfaqësh Kylie me barkun e rrumbullakosur, por menjëherë ajo reagoi duke thënë se ata kanë përdorur photoshop.

Por dyshimet filluan të bëheshin edhe më të mëdha kur ajo u zhduk plotësisht nga rrjetet sociale, si dhe në foton familjare të Krishtlindjeve ku të gjithë prisnin që ajo të shfaqësh dhe të pranonte  shtatzëninë, Kylie nuk doli fare dhe kjo gjë i acaroi shumë ndjekësit e saj.

Por një foto tjetër që ka qarkulluar mbrëmjen e djeshme e ka përforcuar edhe më shumë faktin që ajo është në pritje të një fëmije. Sipas burimeve kjo foto është shkrepur gjatë ditëlindjes së shoqes së saj Jordyn, në shator ku duket barku i saj shumë i rrumbullakosur. Me shumë siguri pas kësaj fotoje Kylie duhet të pranojë shtatzëninë e saj, pasi duket qartë se këtë herë nuk është photoshop.