Nga Bota / E Enjte 28 Dhjetor 2017, 13:01

Qendra tregtare më e pazakontë në botë, aty ku femrat marrin burra me qira

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në një qendër tregtare në Kinë ku të gjitha femrat mund të shkojnë  atje dhe të marrin me qira një mashkull.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qendrën tregtare në Hiku ku çdo grua beqare mund të merrte me qira një djalë me një çmim prej  0.1 dollarë në orë.

Në vitrinat e dyqaneve qëndronin gjashtë djem beqarë, të gjithë simpatik dhe të gjatë që prisnin që një nga klientet e qendrës ti huazonte për disa orë.

Sipas rregullave një femër mund të huazonte një mashkull beqarë dhe të kalonte me të një orë, por vetëm në ambientet e qendrës tregtare pasi nuk lejohej që të largoheshin larg saj.

Përfaqësuesi i qendrës tregtare ka treguar dhe arsyen e kësaj iniciative duke treguar se këtë gjë e ka bërë  sepse: “Në Kinë ka shumë femra beqare dhe ne duam që ato të mos ndihen të vetmuara kur vijnë këtu”.