
Pas ditës së Krishtlindjeve NASA ka bërë një zbulim për një asteroid i cili pritet që ditën e sotme të kalojë pranë Tokës.
Sipas ekspertëve ky asteroid është i madhësisë së një autobusi dhe do kalojë me një shpejtësi prej 34 mijë kilometrash në orë.
Ai do ketë një distancë prej 224 mijë kilometrash nga Toka dhe është quajtur “2017 YZ4”. Edhe pse do kalojë pranë planetit tonë, sipas NASA së ky asteroid nuk do jetë i rrezikshëm pasi për të qenë një rrezik për Token duhet të jenë afërsisht brenda pragut të 7 mijë 403 kilometrash nga Toka.
Burimi: Top Channel