
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Moskë ku një policë është pushuar nga puna pasi injoronte vazhdimisht thirrjet për ndihmë që një grua i bënte për shkak se ndihesh e kërcënuar nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja është zhvilluar në rajonin e Serpukhovit jashtë Moskës, ku një burrë i moshës 26 vjeçare ka kryer një akt të tmerrshëm kundrejt gruas së ti, vetëm që ajo mos të përkëdhelte fëmijët e saj.
Ai quhet Dmitry Graçev dhe e bëri gruan e tij 25 vjeçare të vuante për më shumë se një orë në një pyll të vendit ku jetonin. Ai e çoi bashkëshorten e tij në pyll dhe për një orë e ka torturuar duke i prerë fillimisht gishtërinjtë një e nga një, dhe më pas duke i prerë të dyja duart në mënyrë që ajo mos të përkëdhelte më fëmijët .
Pas ngjarjes makabre Dmitry, kishte lajmëruar në spital se ai kishte nxjerr gruan e tij nga makina dhe se në një kuti pranë saj ajo kishte edhe gjymtyrët e këputura.
Ai më pas ka shkuar dhe ka rrëfyer gjithë ngjarjen e tmerrshme tek policia, ndërkohë pas një operacioni të gjatë është bërë e mundur vendosja e njërës prej gjymtyrëve dhe sipas mediave Margarita ndihet më mirë. Gjithashtu mendohet se një shkak tjetër që e shtyu të riun drejt këtij krimi, ishte sepse dyshonte që gruaja e tij kishte dashnor.