Nga Bota / E Martë 2 Janar 2018, 13:01

Shokon babai i këngëtares së njohur: Më viziton fantazma e vajzës

Vdekja tragjike në moshë shumë të re të këngëtares së njohur Amy Winehouse tronditi gjithë botën. Ajo ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare dhe vdekja e saj trishtoi me miliona fansa të cilët edhe sot e kësaj dite e kujtojnë me këngët e saj.

Tashmë që kanë kaluar më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e saj , babai I këngëtares Mitch, ka treguar në një intervistë të fundit se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e tij, pasi fantazma e saj e viziton shpesh herë.

Ai në një prononcim për ‘The Sun’ ka rrëfyer se Amy vjen shpesh dhe ulët pranë krevatit të tij dhe ai ndihet shumë i qetë kur e di që e ka vajzën prane.

“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch.