
Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka ftuar dhjetëra miliarderë dhe të famshëm për një festë të veçantë të Halloween në Kështjellën e Drakulës në Rumani.
Elon Musk ka rezervuar të gjithë kështjellën për këtë festë ekskluzive ku ftoi mikun e tij dhe bashkëthemeluesin e PayPal Peter Thiel, dhe bashkëthemeluesit e Google Sergei Brin dhe Larry Page. Sipas mediave të huaja Angelina Jolie, do t’i bashkohet gjithashtu festës.
Të ftuarit thuhet se erdhën me avionë privatë në Bukuresht dhe u dërguan në Bran me helikopter.