Nga Bota / E Enjte 4 Janar 2018, 15:03

Zbuloni çmimin e pasaportave më të fuqishme në botë, ja për sa lekë mund të bëhen tuajat

Të shumtë janë ata shqiptar që  duan me patjetër të marrin nënshtetësinë e një vendi tjetër dhe kjo për t’ju lehtësuar atyre më shumë lëvizjen në vendet të ndryshme në të cilat Shqipëria nuk ka mundësi të shkojë.

Por një nga mënyra se si ju mund të përfitoni një nënshtetësi të huaj është duke e blerë atë. Kështu ju duke paguar taksën e nevojshme që një shtet i caktuar kërkon mund të bëheni zotërues i disa prej pasaportave më të fuqishme në botë.

Pak më poshtë kemi të renditur disa vende ku me një shumë të mirë parash mund të bëheni shtetas i tyre.

Brazili

Si fillim kemi Brazilin ku blerja e pasaportës kushton diku tek 50.000 dollarë. Por një mundësi tjetër për tu bërë shtetas i këtij vendi është edhe adoptimi i një fëmije. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme nëse ju adoptoni një fëmijë bëheni automatikisht shtetas i këtij vendi. Përndryshe ju për të marrë pasaportën Braziliane duhet të qëndroni 15 vite në këtë vend.

Irlanda.

Për tu bërë shtetas Irlandez duhet të paguani një shumë që varionë nga 30.000 në 110.000 dollarë, shumë kjo që  varet nga mosha e aplikuesit. Për ta marrë këtë pasaportë ju duhet që të qëndroni atje dhe të jetoni për 5 vjet.

Republika Dominikane

Që të bëheni shtetas I këtij vendi do u duhet që ti paguani qeverisë një shumë prej 100 mijë dollarë për investime. Por nëse ju jeni familjar atëherë duhet të paguani plotë 200 mijë dollarë dhe pasaporta do të jetë e juaja.

Zelanda e re

Është një nga vendet më të bukura në tokë por blerja e pasaportës së këtij vendi kushton plotë 1.7 milionë paund, është vendi më i kushtueshëm dhe kjo shifër duhet të paguhet për 4 vite ose 5.6 milionë paund për 10 vite.

Qipro: 1.3 milionë euro.

Kanada: 800.000 dollarë.

Spanjë: 500.000 euro.

SHBA fillon nga 500.00 dollarë.

Greqi: 250.000 euro.

Burimi:JOQ.al