Këshilla / E Enjte 4 Janar 2018, 19:07

Një nënë zbulon zgjidhjen ideale sesi bebat mos të qajnë natën, do shpëtoni edhe ju

Një nënë nga Anglia i ka dhënë zgjidhje shumë nënave të tjera, të cilat dëshpërimisht kërkonin një mënyrë që fëmijët e tyre mos të zgjoheshin gjatë natës.

Ajo ka shpërndarë një mënyrë të thjesht dhe të zgjuar sesi bebushat tuaj mos të qajnë natën.

Laura Gerson ka treguar se ajo çdo natë i vendos vajzës së saj në krevat shumë rrensa në mënyrë që ajo kur të zgjohet të kapi njërën prej tyre dhe të bie përsëri në gjumë. Në fotot e publikuara nga nëna e re, shihet vajza e saj Amelie duke fjetur e rrethuar nga shumë të tilla.

Kjo mënyrë është aprovuar nga shumë nëna të tjera që kërkonin për një zgjidhje dhe shumica prej tyre shprehen se është mjaft efektive, pasi atyre nuk u duhet të ngrihen më natën e të merren me fëmijët.

"Që kur vajza ishte 3 muajshe, ajo ka shkuar në krevat me shumë rrensa. Zbulova që kur vajza qante gjatë natës, ajo çfarë donte ishte një rrens dhe do e zinte gjumi menjëherë. U bënë 8 muaj që nuk çohem natën." ka rrëfyer ajo.