
Një vajzë e vogël e moshës 11 vjeçare është bërë pjesë e “Guinnes Wolrd Record” në vitin 2010, vetëm për shkak të ngjashmërisë së madhe që ajo ka me një ujk.
Ajo quhet Sumatra Susuphan dhe është nga Bangkok, Tajlandë dhe i ka habitur të gjithë me pamjen e saj të ngjashme me një ujk. Vajza vuan nga Sindroma e Ambras, që është një gjendje e rrallë që ndryshe njihet edhe si Sindroma Volfram, e cila shkakton rritjen e tepërt të qimeve.
Sipas ekspertëve mendohet se vetëm në mesjetë ka pasur 50 njerëz që kanë vuajtur nga kjo sindromë e rrallë.
Sumatra shpesh është përballur me fjalë të tilla që e identifikojnë si ujk, madje atë në shkollë e thërrasin me pseudonimin ‘vajza ujk’.