Nga Bota / E Shtunë 6 Janar 2018, 15:03

Gruaja e lindur më 00/00/1942, feston ditëlindjen për herë të parë pas 76 vjetësh

Pas 76 vjetësh një grua nga Turqia ka festuar për herë të parë ditëlindjen e saj, e kjo pasi ajo nuk ka një datë zyrtare se kur ka lindur.

Sipas mediave vendase, Rahmiye Ertüngü, ka një kartë identiteti e cila shënon lindjen zyrtare 00/00/1942.

Sipas saj prindërit nuk ja kanë regjistruar ditëlindjen zyrtare, pasi ata nuk ja regjistruan në moment dhe më vonë harruar dhe ditën dhe muajin e lindjes.

"Është njëlloj sikur të mos ekzistoja. Fëmijët dhe nipërit, çdo vit kanë festuar ditëlindjen e bashkëshortit tim, por asnjëherë nuk e kanë bërë për mua",- tregon ajo.

Familja e saj i ka organizuar për herë të parë një festë ditëlindjeje, ku dhe Rahmiye fryu për herë të parë qirinjtë e tortës.

Ata vendosën që ditëlindja e saj zyrtare të jetë 4 janari.

"Tani e tutje do ankohem nëse familja nuk më uron ditëlindjen çdo vit”, – thotë ajo me shaka.