Nga Bota / E Shtunë 6 Janar 2018, 16:04

Jetë në Mars? Zbulimet e fundit nga NASA bëjnë xhiron e globit

Fotot më të fundit të publikuara nga NASA, i kanë përforcuar edhe më shumë dyshemetë se në Mars ka jetë.

Të gjitha dyshimet lindën në momentin që NASA publikoi fotot e satelitit të saj, ku dalloheshin disa fosile të mistershme.

Sipas shkencëtarëve, sateliti i tyre po vazhdon ende të kërkojë për jetë në planetin e kuq.

Sipas Barry DiGregorio, fotografitë tregojnë qartazi zhurmët e fosileve në Planetin e Kuq, gjë që mund të vërtetojë se atje ka jetë, pasi këto fosile që janë gjendur mund të jenë të njëjtat me ato të gjendura shumë kohë më parë në planetin Tokë.

“Duken shumë të ngjashëm me fosilet e Ordovicianit, që kam studiuar dhe fotografuar këtu në Tokë" është shprehur DiGregorio.