Nga Bota / E Hënë 8 Janar 2018, 14:02

Nga futbolli në qebap. Futbollisti i njohur habit fansat, hap një qebaptore

Futbollisti i njohur i kombëtares gjermane, Lucar Podolski, ka surprizuar fansat e tij me lajmin më të ri, ku ka zbuluar se tashmë ka hapur një biznes të ri, ku fansat mund ta shohin atë duke u shërbyer.

Futbollisti që momentalisht luan me Japonin, pasi ka qenë pjesë e Bajernit, Arsenalit dhe Gallatasarajt së fundmi ka hapur një qebaptore.

Sipas zëdhënësit të tij, në ceremoninë e hapjes së këtij dyqani ka qenë të pranishëm rreth 1 milion fansa, të cilët shijuan produktin më të ri të Podolskit.

Shumica e tyre kanë qenë edhe shumë fatlum, pasi një ditë më parë ka qenë vetë ylli i kombëtares gjermane ai që u ka shërbyer, duke i përgatitur ushqimet me duart e tij.

Thuhet se arsyeja e hapjes së këtij biznesi ishte  edhe dashuria e madhe që 32 vjeçari ka ndaj kuzhinës turke dhe veçanërisht qebapit, që ai e shijonte çdo ditë kur ka qenë në Gallatasaraj. Ndërkohë ky biznes nuk është i pari për të, pasi një vit më parë Podoski ka pas kapur dhe një dyqan me akullore.