Nga Bota / E Hënë 8 Janar 2018, 16:04

Ju kujtohet aktorja e serialit ‘Kassandra’? Do të habiteni si duket ajo sot

Seriali i njohur ‘Kasandra’ ishte një nga produksionet më të ndjekura përpara 20 vitesh në Shqipëri, dhe shumica prej shqiptarëve e mbajnë mend akoma aktoren bukuroshe që luajti rolin e Kasandrës.

Coraima Torres u bë e njohur në të gjithë botën nëpërmjet rolit të saj në këtë serial, por edhe pse tashmë kanë kaluar shumë vjet që nga transmetimi i tij, ajo vazhdon të jetë po e njëjta vajzë joshëse dhe e bukur si atëherë.

Aktorja tashmë është 45 vjeç, edhe pse nuk merret më me realizime kinematografike vazhdon të jetë një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto nga jeta e saj. Kasandra tashmë merret me fitness dhe pamja e saj nuk duket aspak si të një gruaje 45 vjeçare.