
Fotografit e një vajze 3 vjeçare që ndihmon nënën e saj gjatë proçesit të lindjes janë bërë virale në të gjithë internetin. Nëna e saj Rebecca Joselof ka dashur që vajza e saj të jetë e pranishme gjatë lindjes së vëllait të saj të vogël, dhe kështu ndodhi, ajo jo vetëm që ishte e pranishme por edhe ndihmoi gjatë tij.
3 vjeçarja prej kohësh kishte ndjekur video në Youtube, që kishin të bënin me lindjen dhe madje dinte dhe se çfarë ishte placenta, por edhe se çfarë funksioni kishte ajo.
Fotot e shkëputura nga ky proçes janë bërë menjëherë virale në internet dhe janë shpërndarë masivisht.
Kjo ngjarje ka qenë shumë e diskutuar pasi të shumtë kanë qenë ata që e kanë quajtur traumatizues këtë proces për 3 vjeçaren dhe se nëna e saj nuk kishte vepruar mirë, por disa të tjerë mendojnë se nuk kishte asgjë të keqe tek kjo gjë, pasi fëmijët duhet të njohin realitetin e sidomos proçesin e lindjes që është një pjesë e rëndësishme e jetës.
Që nga moment që vëllai i vogëlushes ka lindur ajo nuk i është ndarë një herë, madje është kujdesur aq shumë për të saqë as mamanë e saj nuk lejon që të merret me të.