
Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston prej vitesh janë konsideruar si dy rivale dhe kjo për shkak të lidhjes që dy aktoret kanë pasur me Brad Pitt. Dihet tashmë që Angelina ka qenë shkaku që martesa e Pitt dhe Aniston mori fund, dhe që prej asaj kohe ato nuk e kanë pasur dhe aq qejf njëra-tjetrën.
Që pas ndarje së Jolie me Pitt vitin e kaluar, të shumtë kanë qenë ata që e kanë konsideruar këtë ndarje si ‘Karma’ ndaj aktores së njohur dhe gjithashtu shumë të tjerë aluduan se Jennifer do të rikthej me Pitt, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ishte pikërisht ‘Golden Globes’ eventi që i bëri bashkë dy aktoret e talentuara dhe një video ku shihet Angelina duke injoruar Aniston, është bërë virale në internet.
Gjatë fjalimit të aktores së serialit’ Friends’, Jolie nuk i ka kushtuar aspak rëndësi, por ka ulur kokën gjatë gjithë fjalimit duke e injoruar atë plotësisht.